Receta e mëngjesit për sot janë petulla të mbushura me djathë dhe ullinj.
Receta:
· 1 kg miell
· 3 vezë
· 50 gr sodë buke
· 50 gr kripë
· 3 gota kos
Djathë
· Ullinj të zinj
Përgatitja:
Në një enë tundim vezët me sodën e bukës dhe më pas shtojmë kripën e kosin. Kur e kemi përzier masën e lëngshme, fillojmë dhe i shtojmë miellin duke e përzier vazhdimisht. Brumin e formuar e lëmë të vijë për rreth 40 minuta dhe më pas e hollojmë me dorë. E hollojmë pothuajse dyfish më tepër sesa zakonisht. E presim në copa. Në një enë shtypim pak djathë, marrim ullinj të zinj, u heqim bërthamat dhe i shtojmë tek djathi. Mbi gjysmën e copave vëmë pak nga masa me djathë dhe ullinj. I shtypim anët me pirun që të mos dalë djathi dhe i skuqim.
Ju bëftë mirë.