Kërkoi lirinë, GJKKO lë sërish në burg Safet Gjicin!

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut Safet Gjicit për t’u liruar nga burgu pas video-skandalit.

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për të lënë në burg Gjicin, pasi ky i fundit kërkoi ndryshim të masës së sigurisë me argumentin se hetimet mbaruan dhe nuk ka rrezik për prishjen e provave. Gjici u arrestua në qershor, nën akuzë për korrupsion pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin duke i ofruar mbështetje financiare, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

Në një video të publikuar në media, Alma dhe Gjici shfaqeshin duke kryer marrëdhënie seksuale brenda zyrës së Kryetarit të Bashkisë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *