Më 20 Nëntor në ora 09:00 do të mbahet seanca në Apelin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për masën e sigurisë ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.
Gjyqtarja e kësaj çështje është caktuar me short Iliriana Olldashi. Ankimimi ishte bërë një ditë më parë më 14 Nëntor nga avokatët mbrojtës të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, të cilët kërkojnë rrëzimin e masave të sigurisë.
Berisha ka masë sigurie detyrim paraqitje dhe ndalim për daljen jashtë vendit, ndërsa Malltezi është nën arrest në burg për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.