Franca kërkon arrestimin e presidentit sirian!

Gjyqtarët francezë kanë lëshuar urdhër-arrest për presidentin e Sirisë Bashar al-Assad, vëllain e tij Maher al-Assad dhe dy zyrtarë të tjerë të lartë lidhur me përdorimin e armëve kimike të ndaluara kundër civilëve në Siri, njofton Reuters.

Urdhër-arrestet të cilat i referohen akuzave për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit dhe bashkëpunim në krime lufte, pasojnë një hetim penal për sulmet kimike në qytetin e Douma dhe rrethin e Ghouta Lindore në gusht 2013, sulme që vranë më shumë se 1,000 njerëz.

Është urdhër-arresti i parë ndërkombëtar që është lëshuar për kreun e shtetit sirian, forcat e të cilit iu përgjigjën protestave që filluan në vitin 2011 me një goditje brutale që ekspertët e OKB-së kanë thënë se përbënin krime lufte. Këto janë gjithashtu urdhër-arrestet e para ndërkombëtare që janë lëshuar për sulmin me armë kimike në Ghouta, tha Mazen Darëish, avokat dhe themelues i Qendrës Siriane për Media dhe Lirinë e Shprehjes (SCM), e cila ngriti rastin në Francë.

Siria mohon përdorimin e armëve kimike por një hetim i mëparshëm i përbashkët i Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike zbuloi se qeveria siriane përdori agjentin nervor sarin në një sulm të prillit 2017 dhe ka përdorur në mënyrë të përsëritur klorin si armë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *