Avokati: Berisha në negociata për azil politik në Francë. Duhet ta ruajnë mirë

Avokati Idajet Beqiri ka bërë një deklaratë të fortë. Beqiri i bën thirrje autoriteteve të drejtësisë të bëjnë kujdes pasi Berisha po tenton të largohet drejt Francës për të marrë azil politik

“Ka indicie të forta se ai është futur në negociata për të marrë azil politik në Francë. Duhet ta ruajnë mirë se është në prag të ikjes. Duhet bërë kujdes i jashtëzakonshëm.

Do të vejë në France atje ku bëri gjyqin gjoja me Blinken. Atje ka përplasur kokën me avokatë. Atje do të shkojë që të vdesi”

Ish kryeministri Berisha ndodhet në hetim për akuzën e korrupsionit pasiv dhe ndaj tij është dhënë masa e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ dhe ‘ndalohet udhëtimi jashtë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *