Shqipëria është zgjidhur anëtare e bordit ekzekutiv të UNESCO për 2023-2027.
Lajmi është bëtë me dije nga ministri i Jashtëm Igli Hasani përmes një postimi në platformën X.
“Lajm i mirë nga Parisi: Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO për 2023-2027. Falënderojmë të gjitha shtetet anëtare që na besuan këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe presim të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë anëtarët e Bordit, në frymën e dialogut dhe konsensusit. Në një botë të ndarë nga kriza të shumta, ne kemi nevojë më shumë se kurrë të investojmë në paqe. Roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë. Mirënjohje ambasadorit Besiana Kadare dhe AlbanianDiplo për punën e shkëlqyer”, shkruan Hasani.