Vangjush Dako nuk i shpëton burgut, Gjykata e Lartë i rrëzon kërkesën

Është lënë në fuqi masa e “arrestit me burg” për Vangjush Dakon. Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut te Durrësit për një masë me të butë sigurie.

Ish-kryebashkiaku u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Rasti i parë për të cilën akuzohet Dako lidhet me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshim me ligjin.

Akuza tjetër që rëndon mbi ish-kryebashkiakun lidhet me tenderin për bërjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare, që iu rrit vlera 10-fish. Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuarn 10 urdhër arreste, 6 prej të cilave u ekzekutuan nga policia

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *