Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi u aksidentua në një subjekt me pllaka mermeri në Maqellarë. Viktima është Bedri Markja. Si pasojë e lëndimeve, ai ka humbur jetën në spital.
Gjatë punës i ka rënë një pllakë e madhe duke e zënë poshtë. Policia ka shoqëruar në ambientet e policisë pronarin dhe menaxheri i subjektit, për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.