Instituti i Statistikave (INSTAT) njoftoi sot se procesi i Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023 ka përfunduar. Stafi INSTAT po vazhdon punën për verifikimin në terren të statusit të banesave dhe refuzimeve, deri në datë 24 Nëntor.
Për vlerësimin e cilësisë së procesit dhe mbulimin, prej datës 20 Nëntor – 20 Dhjetor 2023, INSTAT do të organizojë Anketën Pas Cens sipas rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, në 100 Zona Numërimi, të shpërndara në të gjithë territorin e vendit. INSTAT i bën thirrje qytetarëve të lehtësojnë punën e stafit. Për më tepër informacion kontaktoni në numrin jeshil (0800 22 44) apo adresën zyrtare të INSTAT [email protected].
‘Të dhënat e mbledhura do të jenë konfidenciale dhe do t’u shërbejnë qytetarëve për shërbime dhe punë publike më të mira në të ardhmen” thuhet në njoftimin e INSAT
Ky proces do të angazhojë 100 anketues dhe 25 kontrollorë të cilët do të trokasin përsëri në dyert e qytetarëve, në zonat e përzgjedhura.