Aksident në çerdhe, lëndohet e mitura!

Një tjetër ngjarja e rëndë ka ndodhur në një çerdhe, këtë herë në Krujë. Sipas policisë, një vajzë e mitur 4-vjeçe është rrëzuar në çerdhe dhe për pasojë ka pësuar dëmtime në dorë. Vajza është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Me datë 16.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, e shoqëruar nga familjarët e saj, një e mitur 4 vjeçe, e cila dyshohet se është rrëzuar në çerdhen që frekuenton dhe si pasojë është dëmtuar në dorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë. Kujtojmë që pak ditë më parë u denoncua një rast i dhunës në një çerdhe private në Tiranë, e cila ishte e pa lilicencuar.

Në pranga u vu edukatorja Majlinda Dehima, e cila akuzpjet për “keqtrajtim i të miturit”. Majlinda Dehima ka mohuar dhunën duke deklaruar se nuk e ka prekur me dorë 3-vjeçaren. Dehima ka shtuar se nuk e ka kuptuar që vajza e mitur kishte thyer këmbën, teksa u ka kërkuar ndjesë familjarëve të 3-vjeçares për ngjarjen e ndodhur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *