Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi sot procedurën për zgjedhjen e Zëvendëskryetarit të kësaj Gjykate.
Pas procesit të verifikimit të përmbushjes së kritereve ligjore për kandidaturën e paraqitur, në prani të gjyqtarëve dhe të ndihmësmagjistratëve të komanduar dhe me të drejtë vote, Mbledhja e Përgjithshme vijoi me kryerjen e procedurës së votimit.
Në përfundim, Ilir Panda, rezultoi i zgjedhur me 25 vota, si zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë