Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se me Serbinë duhet të ketë një marrëveshje të veçantë që t’i mundësohet komunitetit serb në Kosovë të merr pjesë në zgjedhjet e Serbisë.
Në letrën drejtuar shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michale Davenport, Kurti ka thënë se kjo marrëveshje duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar, bazuar në sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.
“Lidhur me të njëjtën, dhe në lidhje me çështjen e bashkëpunimit ndërshtetëror për votimin jashtë vendit, me qëllim që të mundësohet që qytetarët e komunitetit serb në Kosovë me shtetësi të dyfishtë të votojnë në zgjedhjet serbe jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, është e nevojshme një marrëveshje e veçantë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kërkesa për këtë marrëveshje duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar”, thuhet në letrën e Kurtit.