Çfarë ndodh nesër në Kuvend, paralajmërimi i opozitës!

Seanca parlamentare e ditës së hënë që ka në fokus diskutimin e projektbuxhetit për vitin 2024 pritet që të vijojë me kaos pas nisjes se aksionit opozitar nga grupimi Berisha-Bardhi. Ndërkohë mazhoranca kërkon kalimin e projektbuxhetit edhe pa opozitën.

Të hënën parlamenti pritet të mblidhet në seancë plenare për të nisur diskutimin e buxhetit të vitit të 2024! Opozita ka paralajmëruar se do të vijojë aksionin që e quan politike, duke pamundësuar seanca normale sa kohë i refuzohen kërkesat për komisione hetimore! Por skenarët janë ende surprizë. Deputetët opozitarë që mbështetësin Sali Berishën dhe Gazmend Bardhin prej më shum se një muaji kanë nisur atë që e quajnë aksion politike duke bllokuar seancat dhe komisionet parlamentare, ç’ka solli dhe kalimin e projektligjeve pa diskutim dhe vetëm me votat e mazhorancës.

I njëjti skenar pritet që të zhvillohet edhe gjatë së hënës, por detajet mbahen sekret nga ligjvënësit demokratë! Në pritje të seancës, opozitarët kanë ngritur akuza se me urdhër të kryeparlamentares Nikolla të hënën salla e kuvendit do të blindohet nga garda!

Kuvendi mohoi!

Pak orë para seancës situata në shtëpinë e demokracisë ishte e qetë! Por nuk mungoi prezenca e efektivëve të gardës. Nëse opozita do t’ia arrijë të bllokojë debatin për buxhetin, ashtu siç ka paralajmëruar, përfaqësues të mazhorancës konfirmuan për Ora Neës se ata do të votojnë projekt ligjin edhe pa debat, pasi e konsiderojnë të plotësuar detyrimin e diskutimit me qytetarët.

Prania e kryeministrit Edi Rama në debat nuk është konfirmuar, ndërsa nga radhët e opozitës janë të përjashtuar Saimir Korreshit, Elda Hotit dhe Lindita Metaliaj. Deputetët demokratë që mbështesin Lulzim Bashën janë distancuar nga aksioni i kolegeve që janë renditur në krah të Sali berishës!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *