Berisha; Nuk njoh vendimet e gjykatëses së korruptuar!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pohuar për mediat se edhe në këtë të hënë nuk do të marrë pjesë në seancën e GJKKO.

Berisha tha se masa e sigurisë e dhënë nga gjykatësja Irena Gjoka është në shkelje me Kushtetutën, pasi kjo e fundit është e lidhur me krimin.

“Sot unë jam paraqitur në parlament. Nuk mund të pranoj kurrë përvetësimin që i bën parlamentit Edi Rama. Ai është një urdhër i Edi Ramës i lëshuar nëpërmjet mercenarëve të inkriminuar, siç është Arben Kraja, i cili qëndron në detyrë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit të prokurorisë, që e nxjerr jashtë si ish-oficer sigurimit. Ua tregova unë dokumentin, ajo që fshihet prapa krimit, Irena Gjoka, e cila fshihet prapa krimit, dhe së fundi njeriu me lidhjet më obskure me Taulant Ballën. Pra ata janë shërbëtorë të mjerë që zbatojnë urdhra të Edi Ramës dhe i marrin pushtetin parlamentit.

Sepse ai është pushtet i parlamentit, vendimi për të autorizuar organet e drejtësisë, është pushtet parlamenti, por Edi Rama nuk njeh ligj dhe moral, ja sepse ne jemi në betejë pa kthim”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *