Masa nga SPAK, Beqaj: Kam rezerva, por s’do e apeloj!

Pas daljes nga GJKKO ku u njoh me masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, ish-ministri Ilir Beqaj i cili është nën akuzë për shpërdorim detyre mbrojti tenderin e sterilizimit duke thënë se ajo çfarë është bërë në shëndetësi ka sjellë ndryshim.

Ai tha se sterizilimi i dha mundësi më të mirë spitaleve.

“Përveç rezervave, kam vendosur që mos të kundërshtojë. Ajo që kemi bërë për shëndetësinë ka qenë një gjë e mirë. Për çështjen në fjalë bëhen 8 vite për çështjen në fjalë. Në këto 8 vite 400 kirurgët operojnë në kushte bashkëkohore, shqiptarët operohen në kushte sterile, dhe në çdo operacion i kursehen qëndrimet në spital.”, tha Beqaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *