Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç parashikon më shumë trazira dhe konflikte në vitin 2024, teksa përmend zgjedhjet në Tajvan, SHBA dhe Rusi si mundësi për rend të ri vlerash në nivel botëror.
Në një fjalim me rastin e 182-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Serbi, Vuçiç përmendi Kosovën mes sfidave që rëndojnë mbi vendin. Ai e bëri të qartë se nuk do të heqin dorë nga ajo që është e tyre, nga ligji ndërkombëtar, territori dhe njerëzit.
“Është e rëndësishme të mbrojmë atë që i përket vendit tonë, të ruajmë paqen dhe të mos rrezikojmë të ardhmen e vendit duke pritur për një mundësitë favorshme të shfaqet para botës me vërtetësi dhe drejtësi.”, tha Vuçiç.
Por, teksa shpreh vendosmërinë për të mos e lëshuar Kosovën, Vuçiç, shton më tej se Serbia do të këmbëngulë për kompromis, edhe pse kjo është diçka që sipas tij të tjerët nuk e duan.
“Është mjaft e rëndësishme qe ne të gjejmë një emërues të përbashkët në mënyrë që të ruajmë vendin, lirinë dhe të ardhmen tonë. Mënyra jonë është të këmbëngulim për kompromise. Edhe pse e dimë se të tjerët nuk e duan këto, është më mirë të blesh se sa të heqim dorë nga diçka nga e cila nuk duam të heqim dorë.”, vijoi më tej Vuçiç.
Sipas tij, kompromiset janë kthyer tashmë në një fjalë të neveritshme, dhe respekti për pikëpamjet e tjetrit është gati inekzistent.