Pas orësh të gjata seancë gjyqësore, Apeli i posacëm nuk e ka dhënë këtë të hënë një vendim lidhur me ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Në përfundim të gjykimit për ditën e sotme, Apeli i GJKKO me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi shty vendimin për mesditën e së martës.
Në njoftimin shpërndarë mediave, thuhet se vendimi pritet të shpallet ditën e martë ora 11:00.
Ish-kryeministri, Sali Berisha i akuzuar për korrupsion është nën hetim për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, por ai refuzoi edhe këtë të hënë t’i përgjigjet thirrjes së SPAK.