Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg ka dhënë disa mesazhe për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Serbi. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët, Stoltenberg tha se NATO mbështet dialogun mes dy shteteve, ndërsa shtoi se Kosova nuk mund të dërgojë ushtrinë në veri e vendit, pa u konsultuar më parë me misionin e KFOR.
Sipas Stoltenberg, Kosova dhe Serbia duhet të vijojnë dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa e vuri theksin edhe tek krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Trupat e KFOR u sulmuan, duke bërë që dhjetëra ushtarë të plagoseshin, disa lehtë, disa rendë. Sulme të tilla dhune janë të papranueshme. NATO u përgjigj me shpejtësia dhe dislokuam 1000 trupa shtesë në Kosovë dhe kemi shtuar patrullimet në veri. Këto janë hapa, që KFOR vazhdon të përmbush mandatin e tij të OKB. Stabiliteti ne rajon mbështetet shumë nga prevalimi I demokracisë mbi dhunën. Dërgimi i FSK në veri, kërkon konsultime paraprake me KFOR. NATO mbështet dialogun e lehtësuar nga BE”, tha ai.
Nga ana tjetër, gjatë konferencës për mediat, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u shpreh se vendi i saj ka dëshmuar se është një partner i besueshëm i NATO-s, ndërsa Serbia një rrezik për rajonin.