Omletë me spec të kuq dhe proshutë!

Përbërësit:
  • 2 vezë të plota dhe 3 të bardha veze
  • 1 lugë vaj ulliri
  • 1 spec i kuq, i pastruar dhe i grirë hollë
  • 2 qepë të njoma, pjesët e bardha dhe jeshile të mbajtura të ndara dhe të grira hollë
  • disa feta proshutë tepër të holla, të grira
  • 25 g çedar
  • Bukë integrale, për ta shërbyer
  • 1-2 domate të freskëta të copëtuara, për t’u servirur

Përgatitja:

Përziejini vezët dhe të bardhat e vezëve me pak kripë e piper dhe lërini mënjanë. Ngrohni vajin në një tigan mesatar që nuk ngjit dhe gatuani specin për 3-4 minuta. Hidhni pjesët e bardha të qepëve dhe gatuajini edhe 1 min. Hidhni vezët dhe gatuajini në zjarr mesatar derisa të jenë gati plotësisht të skuqura.

Spërkateni proshutën dhe djathin dhe vazhdoni gatimin derisa të mpikset në qendër. Shërbejeni direkt nga tigani me pjesën e gjelbër të qepëve të spërkatura sipër, domatet e grira dhe pak bukë integrale nëse dëshironi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *