Fitore e pabesueshme! Sommer ‘shpëtimtari’ i Zvicrës, Mbappe humb penalltinë vendimtare

Përfundon ndeshja e fazës së 1/8. Franca eliminohet nga kompeticioni më i madh futbollistik. Zvicra ka nxjerrë jashtë loje kampionët e Botës nga gara për trofeun e kampionatit europian.

Helvetët mundën 5-4 me penallti Kampionët e Botës, ndërkohë që 90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën 3-3.

Helvetët surprizuan “Gjelat”, teksa kaluan në avantazh, pas 14 minutave lojë me Haris Seferoviç. Sulmuesi realizoi golin numër 23 me kombëtaren në 78 ndeshje.

Një krosim i bukur i Zuber nga krahu i majtë dhe bomberi fluturoi mbi kokën e Lenglet, duke befasuar Loris.
Zvicra e pati shansin më të mirë të shkonte 2-0 me penalltinë e fituar nga Zuber, por Rodrigez gaboi nga pika e bardhë, i neutralizuar nga Loris. Benzema gjeti rrjetën e barazimit për “gjelat” në minutën e 57, ndërsa 2 minuta më pas shënoi edhe golin e dytë, duke përmbysur gjithçka.

Në minutën e 75, Paul Pogba realizoi një gol spektakolar, ku nga jashtë zone, te topi i kthyer, mati mirë këmbën dhe me një superharkim e dërgoi topin aty ku portieri Somer nuk mund të mbërrinte edhe pse fluturoi…

Trajektore perfekte, kalibrim preciz nga mesfushori i Mançester Junajtid. Më pas festa e Pogba ka qenë ngrirje si bust me duart e kryqëzuara teksa shihte publikun dhe luante kokën.
Në minutën e 81, Seferoviç ngushtoi diferencën. Emocionet ishin të mëdha, teksa në fundin e kohës së rregullt, Gabranovic arriti që të vendoste baraspeshën duke  dërguar ndeshjen në shtesë.

Sfida shkoi te ruleta e penalltive, atje ku Kylian Mbappe do të ishte i vetmi që do ta humbiste duke u ndalur nga Sommer/

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *