Arben Ahmetaj fshihet në shtëpinë e një gazetari në Gjermani?! Sinjali i celularëve dhe karteli i madh i Tigrit (emra dhe lidhje)

Një vit më parë vështirë të imagjinohej se ish zëvëndëskryeministri Arben Ahmetaj do të shndërrohej në një nga njerëzit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, sigurisht pas Talo Çelës. Mesditën e së premtes të 7 korrikut 2023 Arben Ahmetaj është larguar drejt Greqisë, duke kaluar kufirin në Kakavijë, ndërsa SPAK i kërkoi disa orë më pas Kuvendit dhënien e autorizimit për ta arrestuar si i dyshuar për veprat penale të korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.

Mësohet se Arben Ahmetaj është larguar më pas nga Greqia me skaf. Për të çorientuar SPAK-un, Ahmetaj kishte prerë online një biletë avioni për në Itali, por që nuk e ka përdorur. Bileta e papërdor nuk ishte i vetmi marifet. Ahmetaj nisi një nga celularët e tij drejt Kanadasë, me qëllim që sinjali i celularit të tregonte një vendndodhje të rreme. Dyshohet se Arben Ahmetaj ka qëndruar në vilën e tij në Zvicër, e cila rezulton në emër të një biznesmeni të njohur, me lidhje interesash me ish zëvëndëskryeministrin.

Aty Ahmetaj ka vijuar komunikimet me miqtë dhe klientët e tij me numra të ndryshëm telefoni, duke ndryshuar herë pas here celularin. Ahmetaj ka vijuar dhe vijon komunikimet përmes aplikacionit Signal, me numra të ndyshëm. Pas dekonspirimit të vendnodhjes në Zvicër, Ahmetaj dyshohet se ka lëvizur drejt Gjermanisë, duke u fshehur në shtëpinë e një gazetari shqiptar, i cili disa ditë në muaj qëndron në Tiranë. Agjentët e Interpol kanë marrë fillimisht informacion për komunikimi intensiv të Ahmetajt me gazetarin, i cili më parë ka ushtruar funksione publike në nivel politik.

Meqenëse Ahmetaj i ndërronte shpesh numrat e telefonit dhe celularët, është monitoruar gazetari. Për ditë me radhë celulari gazetarit dhe një nga celularët e Ahmetaj janë lokalizuar përmes sinjalit në të njëjtin vend në Gjermani, zonë ku ndodhet shtëpia e gazetarit. Kur ish funksionari i kthyer në gazetar vinte në Tiranë, për të ndarë rroga cash, mbyllur pazaret dhe mbledhur gjobat, sinjali i celularëve të Ahmetajt tregonte si vendodhje lagjen ku ndodhet shtëpia e gazetarit në Gjermani.

Shumica e biznesmenëve në dosjen e SPAK-ut për Arben Ahmetajn, të përfshirë në pastrim parash, paguajnë me fatura mujore dhe cash gazetarin në fjalë.

Faturat mujore mund dokumentohen lehtësisht nga SPAK-ut. Ka dëshmi dhe prova që Ahmetaj e ka rekrutuar dhe paguar gazetarin për të sulmuar ish shokët e tij në biznesin e inceneratorëve, për të sulmuar Erion Veliajn, Ilir Beqajn, Damian Gjiknurin, disa gazetarë dhe personazhe të tjerë, për interesa dhe rrethana të caktuara. Por ka dyshime të forta se raporti mes gazetarit në fjalë dhe Ahmetajt është përtej një raporti thjeshtë financiar, pazaresh dhe pastrimi parash.

Karteli i Arben Ahmetajt në piramidën e shtetit

Arben Ahmetaj, sapo caktohet nga Rama ministër i Ekonomisë, emëron Klodian Menen drejtor të privatizimeve në Ministrinë e Ekonomisë.

Klodian Mene është vëllai i Leonard Mene, kunati i Arben Ahmetajt. Vetë Leonardin, Ahmetaj e ka sistemuar drejtor të investimeve në OSHEE, drejtori të cilën e ka përdorur për afera korruptive, sipas dosjes së SPAK.

Pse duhet të firmoste Ahmetaj privatizimet kur kishte vëllain e kunatit, Klodian Mene?

Në 6 maj 2014, Ahmetaj autorizon Klodian Menen të kujdeset për procedurën e ankandit të kompanisë shtetërore Petrol Alba sha, për shitjen e skrapit. Likujdator të kompanisë Petrol Alba sha, Ahmetaj kishte caktuar ‘bankomatin‘ e tij, Artan Gjokajn, një nga njerëzit më të besuar, të cilin e përdorte në shumë punë të zeza, madje edhe në pastrimin e parave të korrupsionit me vilën në Valamar, sipas dosjes së SPAK-ut.

Endrit Duçka, drejtor i vlerësimit dhe shitjes së pasurive shtetërore, është një tjetër anëtar i gurupi të Arben Ahmetajt. Duçka është kushëriri i Gelardina Prodanin, edhe kjo pjesë e klanit të Tigrit. Duçka është dhëndri i oligarkes Vilma Nushi dhe është angazhuar për privatizimin e ish serës tek Unaza e Re, duke e kaluar në pronësi të ish trafikantit të drogës, Edmond Bego. Duçka i ka shpëtuar deri më sot ndëshkimit penal falë lidhje të forta klienteliste.

Vjehrra e tij Vilma Nushi, e njohur si oligarkja e check up-it ka blerë dhe përthithur kompaninë Hermes të Arben Ahmetajt, me të cilën i kishte vjedhur 23 milionë euro Albtelekom me impulset telefonike.

Pjesë e çetës së korrupsionit është edhe Bejko Late, i cili nga inpektor tatimesh në Gjirokastër, Ahmetaj e bëri drejtor inpektimi në Ministrinë e Financave. Late është një nga duart e korrupsionit të Tigrit dhe zhvatjes përmes inspektimit tatimor. Njeriu që lëviz dhe ‘parkon’ paratë e korrupsionit të Arben Ahmetajt, është Artan Gjokaj, fakt ky në dosjen e SPAK-ut. 

Nga mësues në arsimin fillor në Gjirokastër, Artan Gjokajn e solli Tigri në Tiranë si njeri të besueshëm, duke e katapultuar në poste drejtuese. Me një mastër fals, Gjokaj mori TND dhe u emërua nga Ahmetaj drejtor i Letrave me Vlerë. Gjoklaj është pjesë e rrjetit të Tigrit si Alda Klosi, të cilët sistemojnë çantat me para. Edhe gruan, nga edukatore kopshti, Tigri ia bëri drejtoreshë. Gjokajt mbulon pasuritë e korrupsionit të Tigrit, binese, madje edhe hidrocentrale. Artan Gjokaj u ka blerë një apartament me vlerë 130 mijë euro prindërve të Erjola Hoxhës në kompleksin Valamar, në Hamallaj, në 17 shkurt 2022.

Këto para prindërit më pas ia kanë dhuruar Erjola Hoxhës, bashkëjetueses së Arben Ahmetajt. Zonja Hoxha thotë se këto para i ka përdorur për të blerë vilën që ka bllokuar SPAK-u, me vlerë 220 mijë euro, në 31 mars 2022.

Bëhet fjalë për vilën që Klodian Zoti i dhuroi Ahmetajt. Si vila e korrupsionit, ashtu edhe banesa që gjoja Gjokaj u ka blerë prindërve të Erjola Hoxhës, janë të Ahmetajt. Artan Gjokaj është thjeshtë një anëtar i grupit kriminal të Arben Ahmetajt, me aktivitet korrupsioni, plaçkitje të pasurive publike, pastrim parash etj.

Klodian Çani

Krahas Artan Gjokajt dhe Alda Klosit, të konsideruar si bankomatët dhe valixhet e Arben Ahmetajt, në skenë shfaqet Klodian Çani, një personazh i skeduar dhe me ngarkesa aferash, i besuar i Tigrit në punët e pista. Klodian Çani, njohje e vjetër e Ahmerajt, është sot drejtori i Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, pranë drejtorit Genti Gazheli, një tjetër personazh i besuar i Tigrit Përmes Klodian Çanit, Ahmetaj kontrollon sot Doganat, ndërsa më parë kanë organizuar bashkë kontrabandën e cigareve. Çani raporton sitematikisht tek Tigri për punët e Doganave, ndërsa dyshohet se Ahmetaj ka fshehur disa pasuri në emrin e Çanit.

Klodian Çani është një personazh me rekorde dhe ka qenë pjesë e një bande famëkeqe që vidhte banka në Greqi.

Teksa ushtronte funksionin publik si dora e Ahmetajt, Klodian Çani është arrestuar në Greqi në datën 27 gusht të vitit 2021, si pjesë e një bande që merrej me vjedhjen e bankomatëve. Mbetet mister se si Çani u lirua me shpejtësi dhe vijoi të ushtronte funksionin publik si drejtori i Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Edhe informacioni që sollën autoritetet greke në Shqipëri u fsheh dhe u zhduk. Si dora e Arben Ahmetajt për kontrabandën në Dogana, Klodian Çani u hetua dhe u pezullua nga puna në vitin 2015, pasi gjatë turnit të tij lejonte disa kamionë kontrabandë. Ka qenë Departamenti Operativo-Hetimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, që ka kryer hetimin dhe ka zbuluar këtë veprimtari të organizuar kriminale.

Por, me ndërhyrjen e Tigrit, Çani ia hodhi drejtësisë dhe më pas u rrit edhe në detyrë.

Grupi i ndrikullave

Zhanina Dapi, ish sekretarja më e besuar e Arben Ahmetajt, drejtore “de facto” e emërimeve, pazareve dhe PPP-ve, është strehuar dhe akomoduar nga Tigri si drejtore e Rezidencës Studentore Nr. 2, Tiranë, tek 21 Dhjetori.

Gelardina Prodanit (Duçka), ish Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Financave, më pas në Ministrinë e Shëndetësisë dhe aktualisht në Ministrinë e Mbrojtjes është njeriu kyç i aferave të Arben Ahmetajt. Gela ishte sekretare e Përgjithshme në Minisrinë e Financave. Në vitin 2019, Ahmetaj e çoi në Ministrinë e Shëndetësisë, ku u finalizuan tendera dhe koncensione të tjera me përfitues shokët e Ahmetajt.

Kur Ahmetaj ishte ministër i Ekonomisë dhe Prodani sekretare e Përgjithshme tek Financat, finalizuan disa privatizime korruptive, duke shmangur ministrin e Financave Shkëlqim Canin, i cili nuk firmoste asnjë procedurë të paligjshme.

Pasi Ahmetajt zëvëndësoi Canin në krye të Financave, Gela dhe Tigri nuk kishin më asnjë pengesë në finalizimin e aferave korruptive me koncensione dhe privatizime që po hetohen nga SPAK.

Alda Klosi, një tjetër ish zyrtare, sot në burg pasi kishte mbushur banesën me para korrupsioni, ishte një nga më të besuarat e Arben Ahmetajt.

Madje ditën që i vodhën një pjesë të parave, telefonatën e parë Alda Klosi e ka bërë me Arben Ahmetajn, ndërsa ishin edhe komshinj në një prej zonave më të shtrenjta të kryeqytetit, pranë Liqenit Artificial të Tiranës. Alda Klosi ishte shefja e kabinetit të Ahmetajt gjatë kohës kur ishte zv/kryeministër dhe ministër i Rindërtimit.

Klosi ka qenë edhe drejtoreshë e Drejtorisë së Koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë kur në krye ishte pikërisht Arben Ahmetaj. Gjatë kësaj detyre, pasuria e Alda Klosit u shumfishua. Në fund, Ahmetaj e çoi Alda Klosin tek AKEP, që drejtohet nga një tjetër i besuar i tij, Ervin Mete, sot ministër i Financave.

Pjesë e kartelit të ndrikullave të Arben Ahmetajt janë Vasilika Vjerro e Pranvera Fagu, dyshe që konsiderohet edhe si një rreth i mbyllur pasi zëvëndësojnë dhe plotësojnë njëra-tjetrën.

Vasilika Vjero është një investim dhe pjesë e klanit të Arben Ahmetajt, sot nē kërkim për korrupsion dhe pastrim parash.

Në vitin 2013, me ndërhyrjen e Tigrit, i cili çfarë i përshpëriste në vesh Ramës bëhej realitet, Vasilika Vjero emërohet drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Bixnesit, aty ku është bërë regjistrimi i biznesve, çrregjistrime, humbje gjurmësh kompanish, nipte abuzive etj., në disa raste në funksion të zhvatjes me TVSH dhe pastrimit të parave. Në 2016, Vasilika Vjero ikën nga QKB-ja dhe më pas emërohet nga Tigri drejtoreshë e Tatimeve, ndërsa në vitin 2020 shkon zv ministre e Financave, duke mbuluar tatimet dhe doganat, duke vepruar si dora e besuar e Ahmetajt.

Ndërkaq, Pranvera Fagu u emërua në vitin 2015 në krye të drejtorisë së Doganve, post që e mbante më parë Elisa Spiropali.

Kur Vasilika Vjero u emërua në krye të Tatimeve, Pranvera Fagu shkoi në vend të Vasilikës në krye të QKB-së në vitin 2016, duke plotësuar rrethin e mbyllur të Tigrit.

Përmes dy zonjave, Arben Ahmetaj, që sot sulmon përmes një rrjeti mediatik Edi Ramën, Erion Veliajn, ish ministra, ministra dhe ish shokë të tij, kontrollon sot degë të financave për punët e tyre të pista. Mbi 84 herë pemendet në dosjen e korrupsionit të Ahmetajt Alba Thoma. Mbase shumëkujt i është dukur një personazh i çuditshëm, por Alba Thoma, si Drejtoreshë Juridike e Ministrisë së Mjedisit ishte kthyer në personazhin kyç që rakordonte punët mes shokëve të Arben Ahmetajt dhe ministrive për finalizimin e biznesit të inceneratorëve.

Kunatë e motrës së Fatmir Mediut, Alba Thoma qëndron prej 18 vitesh në pozicione kyçe të afministratës, duke shtyrë përpara me letra çdo aferë korruptive.

Alba Caroshi

Alba Caroshi evidentohet nga hetuesit e SPAK si këshilltare dhe e besuar e Arben Ahmetajt. Ky i fundit e përfshinte shpesh në delegacionet zyrtare kur ishte ministër dhe zv/kryeministër. Jo vetëm kaq. Alba Caroshi rezulton pjesë e rrethit të Ahmetajt, rreth të cilin Tigri e kishte emëruar dhe shtrirë në pozicione kyçe në ministritë e Ekonomisë dhe Financave, si dhe në degët e tyre, duke e përdorur për realizimin e aferave të ndryshme me përfitues gjithnjë klani i biznesmenëve, të cilët ndanin përqindjen me Ahmetajn si dhe i mbulonin pastrimin e parave të korrupsionit

Për shembull, Ahmetaj e kishte emëruar Alba Caroshin në janar 2016 anëtare e Këshillit Mbikyrës të Albpetrol, kompani të cilën Ahmetaj do t’a përdorte për realizimin e aferave korruptive me klientët e tij biznesmenë.

Grupi familjar

Në procesin e investimit të parave të korrupsionit në pasuri të palujtshme, Arben Ahmetaj ka përdorur ish bashkëshorten Albina Mançka si dhe bashkëjetuesen Eriola Hoxha. Në emrin e Eriola Hoxhës, Ahmetaj kaloi vilën në Hamallaj, e sekustruar nga SPAK-u. Ahmetaj ka implikuar edhe mamanë e Eriolës, Teuta Hoxha, për mbulimim e vilës në Hamallaj. Për të inspektuar punimet në dy vilat e korrupsionit në Palasë dhe Gjirin e Lalzit, Arben Ahmetaj ka angazhuar edhe nën e tij, Ferdane Ahmetaj, si dhe dy motrat Bruna Mene dhe Ana Nazeraj.

Për t’u kujdesur për vilën në Palasë, Ahmetaj ka angazhuar edhe pastruesen, Meleqe Pillati. Në dosjen e SPAK-ut shfaqet Pranvera Karapici, e cila shoqëronte jashtë vendit të dashurën e Ahmetaj, Eriola Hoxha.

Grupi i biznesmenëve

Ndërsa karteli i biznesmenëve të lidhur me Ahmetajn janë Lad Kosta, Gerian Kuke, Mond Bego, Klodian Zoto, Sonila Goxhaj, Besmir Prifti, Arenc Myrtezani, Kol Meqemeja. Andi Boni, Helidon Begaj, Eduart Manushi etj., shumica e të cilëve janë larguar nga Shqipëria.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *