Shpartallohet banda e kredive, SPAK merr në dorë kartelin Ibro-Meskuti!

Shpartallohet banda e kredive ADCA-MCA-FINAL. SPAK merr në “patronazh” kartelin Ibro-Meskuti.

5 000 ankande me prona me vlerë 500 milion euro. Ku kanë shkuar paratë? Arratiset jashtë shtetit Administratorja e ADCA Marjola Basha.

SPAK ka marrë në dorëzim një “kamion” me dokumente. 5 000 ankande shtëpish, tokash, dyqanesh, gjysma të grabitura nga Elda dhe Olsi Ibro, pronarët e Micro Credit Albania. Në pjesë ka hyrë edhe Arben Meskuti me gruan Ernela Çuberi, noterja e kartelit. Operacionin “ankandi” e filluan bedelat e kartelit, Fatos Alimadhi, Lefter Canaj, Helidon Xhindi që bllokuan 7 000 prona në kadastër. Goditjen finale ia dhe përmbaruesi Rigels Bejko që ka emrin si organizator i 5 000 ankandeve. Ibro-Meskuti llogaritën që me operacionin “ankandi” të përfundonte saga e mashtrimit të 100 000 shqiptarëve. 500 milion Euro prona dolën në ankande me vlerë 100 fish më pak, duke përdorur marifetin e përmbarimit me tre ankande- tre çmime. Në fund prona dilte për 1 milion të vjetra apartamenti, 2 milion dyqani dhe qindra raste as 1 mijë euro toka në bregdet.

Në mes të ditës u bënë mijëra ankande në bashki dhe gjykata, ndërsa kadastra ishte urdhëruar që gjatë tre muajve të verës “kompjuteri” të mos i nxirrte asnjë problem çunave të kartelit. 500 apartamente dhe toka kanë kaluar në pronësi të MCA vetëm tek zona Tirana Veri në Kadastrën Tiranë. Pronat u rrëmbyen me skemën e ankandeve me vlerën 1 dhe u rishitën me vlerën 100, duke fituar 50 000 milion euro me vetëm 500 raste.

Disa viktima që panë në hipoteka shtëpitë të grabitura ngritën zërin, disave jua kthyen mbrapsht që të “qetësohen”, disa nuk pranuan marrëveshje por denoncuan kartelin. E gjithë skema duhet të kalonte nga ADCA që të ngatërronte emrat e kartelit dhe përgjegjësinë. Mantenuta e kartelit Marjola Basha, që mbante peshën e mashtrimit si administratore e ADCA, kur pa batërdinë që s’mund t’i shpëtonte më, la “çelësat” dhe u arratis në Gjermani.

ADCA është adresa që njohin 100 000 shqiptarë, që në vitet e fundit ka lëshuar 1 ton letra mashtrimi. Sot ADCA ka tre punonjës që mbajnë në kurriz një xhiro të 5 000 ankandeve. Nga 500 000 milion Euro prona që duheshin shitur me çmim 50, 60, 100 fish më pak mund të ketë mbaruar puna për gjysmën e tyre.

Këtë “incenerator” të ri e ka në duar tashmë SPAK.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *