Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 goditi provincën e Malatya në Turqinë lindore, njoftoi Agjencia për Fatkeqësitë Natyrore dhe Emergjencat (AFAD).
Lëkundjet u regjistruan në orën 17:46 me orën lokale dhe kishte një thellësi fokale prej 6.9 km.Pak minuta më vonë, në orën 17:49, pasoi një tërmet i dytë me magnitudë 4.7 ballë. 9Tërmeti ka shkaktuar shqetësim te banorët të cilët kanë dalë në rrugë. Ministri i Brendshëm Ali Gerliakaya njoftoi se po kontrollojnë nëse ka dëme.
Malatia u prek rëndë dhe pësoi dëme të mëdha nga dy tërmetet e forta të 6 shkurtit, prej 7,7 dhe 7,6 të shkallës Rihter, me qendër krahinën fqinje të Kahramanmarasit.