Prej muajsh, këngëtarja Dafina Zeqiri po shijon romancën me biznesmenin nga Kosova Kreshnik Gjergji. Shumë nuk e kanë pritur mirë midhjen e tyre, duke u shprehur se artistja ka gjetur ‘dashurinë’ pak kohë pas ndarjes shumë vjeçare nga Dj Geek.
Megjithatë, dyshja duket se nuk shfaqin asnjë interes për thashethemet që qarkullojnë për ta dhe po shijojnë lidhjen e tyre në publik. Si në koncerte apo në udhëtime të ndryshme, darka e festa familjare, ata janë bërë të pandashëm. Së fundmi, Kreshniku ka zbuluar një moment nga shtrati me artisten, ku kjo e fundit hidhet në krevat e gëzon si fëmijë.
“07:30! Fmija i përgazt”, shkruan Kreshniku mbi video.