Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje për koncesionin e Sterilizimit.
Sipas vendimit të GJKKO-së, ish- ministri Beqaj duhet të paraqitet në SPAK çdo të të premte në orën 15:30.
Një javë më parë, SPAK-u ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj ish-ministrit për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.