Del nga burgu oficerja Jonida Babameto!

GJKKO-ja la të lirë sot oficeren Jonida Babameto, e cila doli në dosjen e SPAK nga përgjimet e “SKY”. Gjykata vendosi masën detyrim paraqitjeje ndaj Babametos. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, iu drejtua GJKKO-së me kërkesën për masën “arest me burg”, për oficeren.

Babameto doli në mesazhet e aplikacionit “SKY”, duke komunikuar me shefin e krimeve Dedan Gjoni, të cilit i dërgonte informacione nga sistemi i Interpolit për persona të ndryshëm. Besohet se informacion nga ky sistem, Babameto i ka dërguar Gjonit edhe për vëllezërit Nela, të cilët ishin planifikuar të vriteshin nga ky grup.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *