Solidaritet prekës/ Shqiptarët vënë ‘dorën në zemër’ dhe mbledhin shumën e madhe për të ndihmuar familjen e Musaen Zenelit

Pavarësisht se paratë nuk mund ta kthejnë në jetë Musaenin, shumë shqiptarë janë solidarizuar dhe kanë vendosur të ndihmojnë familjen e 20-vjeçarit, të cilit një plumb në zemër i mori jetën.

Në llogarinë e hapur nga Organizata USA ALBANIAN SOCIETY vetëm për pak orë janë mbledhur 20 mijë e 477 dollarë nga 20 mijë që synohen të bëhen në total. Dëshira për të punuar i mori jetën 20-vjeçarit. Musaen Zeneli të shtunën e kishte ditën e tij të parë të punës në hotelin e familjes Gocaj.

Ajo ishte edhe dita e fundit e jetës për të. Ishte rritur pa të atin dhe donte që të siguronte të ardhura për familjen. Ndaj studionte, edhe punonte. 20-vjeçari kishte njohuri të pakta në kuzhinë ndërsa punonte edhe si kamarier në hotelin e familjes Gocaj, ku ndodhi masakra.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *