Të shtëna me armë raportohen në Laç, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Mësohet se i lënduar ka mbetur shoferi i një furgoni i cili është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet gjendja shëndetësore. Po ashtu identiteti i shoferit dhe autorit, ende nuk janë bërë të ditura.
Bëhet me dije se në furgon ka pasur pasagjer ndërsa nuk dihen rrethanat mbi të cilat ka nisur konflikti. Në vendngjarje ndodhet policia për të zbardhur ngjarjen