Franca ka triumfuar në Festivalin e të rinjve 2023, ku Zoé Clauzure u shpall fituese e me këngën “Cœur “.
Në këtë kompeticion të Junior Eurovision, Shqipëria u rendit në vendin e tetë me këngëtaren Viola Gjyzeli. Në garë morën pjesë 16 këngëtarë, ndërsa shqiptarja interpretoi e 13-ta në radhë në gjuhën shqipe me këngën “Bota ime”. Për herë të shtatë, shikuesit nga e gjithë bota gjithashtu mund të votonin për këngët e tyre të preferuara.
Juritë kombëtare dhe votimi online përcaktuan secila 50% të rezultatit.