Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka sjellë për herë të parë në Kosovë bashkëshortin e saj Taika Waititi. 48-vjeçari i cili është me profesion regjisor, aktor komedian ka folur shkurt duke thënë se në Kosovë po ndihet si në shtëpi.
“Është hera e parë që jam këtu dhe jam i nderuar të vij, e të vizitoj atdheun e gruas sime. Po ndihem si në shtëpi”, ka thënë Waititi.
Ndërkohë, ditën e sotme, çifti është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili shprehet se ishte i nderuar t’i priste ata.