Politikanët në Shqipëri, prokurorët, gjyqtarët dhe drejtuesit më të lartë të policisë janë vërtet me fat që organizatat kriminale shqiptare, edhe pse të egra nuk janë dhe nuk dinë të organizohen… Në Kolumbi kartelet kanë sulmuar helikopterin me të cilin po udhëtonte presidenti Ivan Duque.
Daily Mail ka publikuar pamjet të cilat tregojnë helikopterin që fluturon mbi qytet në departamentin Norte de Santander afër kufirit me Venezuelën të premten dhe dhjetëra plumba u qëlluan në drejtim të tij, para se të uleshin në mënyrë të sigurt në aeroportin Camilo Daza në Cúcuta.
Askush nuk u lëndua dhe përpjekjet për të rrëzuar helikopterin dështuan. Komploti për të rrëzuar helikopterin mund të jetë orkestruar nga Ushtria Nacionalçlirimtare, grupi më i madh i mbetur rebel në kombin e Amerikës së Jugut, së bashku me disidentët e Frontit 33 të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) dhe trafikantë të drogës e kriminelë që veprojnë në Norte de Santander dhe që kanë autorietet në Venezuelë.
Të shtunën, forcat e sigurisë duke krehur zonën për të dyshuarit gjetën dy pushkët që u përdorën në sulm.
/Burimi:DailyMail/Përshtati:Priza.al/