Baba Vanga e cila thuhet se parashikoi 11 shtatorin dhe pandeminë Covid-19, ka bërë parashikime të tmerrshme për vitin 2024.
Baba Vanga vdiq 25 vjet më parë, në 1996-ën dhe ishte një parashikuese bullgare që u bë një figurë kulti mes teoricienëve të konspiracionit, pasi disa nga deklaratat e saj rezultuan jashtëzakonisht të vërteta. E njohur si Nostradamusi i Ballkanit, ajo la pas parashikime për çdo vit deri në vitin 5079.Sipas mistikes, 2024-ta thuhet se do të sjellë një mori ngjarjesh të errëta, duke përfshirë sulme terroriste në Evropë, një krizë të madhe ekonomike dhe sulme biologjike, si dhe një atentat ndaj Vladimir Putinit. E vetmja profeci me një fije shprese, sipas Sky History, është rritja e zbulimeve mjekësore.
Parashikimi i Baba Vangës për vitin 2024! Por sa parashikime të mëparshme ka bërë Baba Vanga?
-Ajo parashikoi thatësirën dhe përmbytjet në 2022-shin, gjë që doli e vërtetë pasi shumë vende u përmbytën dhe u pushtuan nga zjarri.
-Ajo parashikoi sulmin terrorist të 11 shtatorit te dy kullat binjake në SHBA.
-Parashikoi pandeminë Covid-19.
Parashikimi i Baba Vangës për vitin 2024!
-Baba Vanga parashikoi saktë dhe vdekjen e saj, më 11 gusht 1996 në moshën 85-vjeçare.
– Po ashtu parashikoi edhe cunamin shkatërrues të Boxing Day të vitit 2004 që solli shkatërrime në Indonezi, Sri Lanka, Indi, Tajlandë dhe vende të tjera, duke vrarë më shumë se 230,000 persona.
-Parashikoi mbytjen e nëndetëses Kursk në vitin 2000, një nga fatkeqësitë më serioze detare të Rusisë.