Një trupi pajetë me një pumb në kokë është gjetur në Kaltenkirchen të Gjermanisë dhe autor i kësaj ngjarje dyshohet një i mitur shqiptar.

Mediat e huaja shkruajnë se policët gjermanë gjetën mëngjesin e së shtunës një person të pajetë pranë parkingut. Menjëherë policia është vënë në kërkim të autorit. Një ditë pas ngjarjes 17-vjeçar shqiptar i shoqëruar nga avokati i tij është dorëzuar në polici, duke rrëfyer se kishte qëlluar me armë një person.

Gjykata e Qarkut Itzehoe arrestoi 17-vjeçari pasi akuzohet për vrasje, ndërsa “BILD” shkruan se shqiptari dhe viktima kanë pasur një mosmarrëveshje për pazaret e drogës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *