Osmani uron Pavarësinë e Shqipërisë: Flamuri kuq e zi na bashkon!

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Osmani në një postimi në Facebook, shprehet se kjo ditë është dedikim për heronjtë shqiptarë.

“Flamuri ynë kombëtar është trashëgimi e përjetësuar në simbol që nga viti 1443 në Krujë, 1912 në Vlorë dhe 1999 në Prishtinë. Kjo ditë është dedikim për heronjtë tanë që prej Gjergj Kastriotit, Ismajl Qemajlit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit e deri te Adem Jashari, vepra e të cilëve është vula e shtetit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës. Republikës së Shqipërisë ia përcjell urimet më të ngrohta të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës në këtë 111 vjetor. Kosova do të jetë gjithnjë në krah të Shqipërisë, duke thelluar më tej lidhjet ndërshtetërore, sikurse edhe ato ndërmjet motrave e vëllezërve”, ka shkruar Osmani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *