Franca ndalon pirjen e duhanit në vende publike

Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në plazhe dhe vende të tjera publike, si parqe dhe pyje, si pjesë e një plani kombëtar kundër duhanit, të paraqitur nga Ministria e Shëndetësisë.

“Plazhet, parqet, shkollat, në një numër të madh vendesh ka filluar një eksperiment i një lloji të ngjashëm dhe tani ne po shkojmë drejt miratimit të një rregulli të përgjithshëm për të treguar vendosmërinë tonë”, tha Ministri i Shëndetësisë Aurelien Rousseau për televizionin BFM.

Rousseau tha se produktet e duhanit shkaktojnë 75,000 viktima në vit, duke deklaruar se qeveria do të prezantojë legjislacionin në fillim të vitit të ardhshëm për të rritur numrin e vendeve publike ku pirja e duhanit nuk do të lejohet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *