Një aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut, i ka marrë jetën vajzës së madhe ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Vangjel Tavo.
Ka qenë vetë ish-deputeti Tavo i cili ka ndarë lajmin e trishtë në Facebook.
“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër”, shkruan zoti Tavo.