Kathimerini: Greqia nën presionin e BE-së, për bllokadën ndaj Shqipërisë!

Greqia po përballet me presionin e Bashkimit Europian për bllokadën që ka vendosur t’i bëjë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Gazeta greke ‘Kathimerini’ shkruante në një shkrim të publikuar vonë me titull: ‘Greqia nën presionin e BE-së për Shqipërinë’ se konsultimet intensive diplomatike po zhvillohen me Greqinë me qëllim që të pranojë të dërgojë një letër në emër të Këshillit Evropian në Tiranë, në mënyrë që Shqipëria të hapë negociatat për tre grup-kapitujt e parë.

Diskutimi përkatës pritet të zhvillohet në takimin e përfaqësuesve të përhershëm në BE (Coreper) të mërkurën ( pra sot, 29 nëntor), pasi Shqipëria përfundoi me sukses fazën e parë të negociatave të anëtarësimit në BE (procesin e screening) të premten e kaluar pas 14 muajsh konsultime. Nuk është sekret se Athinës i është bërë presion, shkruan Kathimerini, duke cituar burime diplomatike evropiane të cilat i kanë thënë se kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar përmes kanaleve diplomatike se procesi i anëtarësimit nuk duhet të jetë një çështje dypalëshe. Madje, sipas një zyrtari evropian, edhe presidenca spanjolle e BE-së shfaqet veçanërisht e acaruar me qëndrimin e palës greke, shkruan gazeta greke Kathimerini.

Në këtë sfond, Greqia nuk mundet, thanë burime diplomatike, të vazhdojë bllokimin e letrës në fjalë për një kohë të gjatë pas përfundimit të procesit të shqyrtimit të Shqipërisë. Për shkak të kësaj, dhe në rast se përfundimisht vendos të dërgojë letrën e lartpërmendur nga Këshilli Evropian, Athina po shqyrton hapësirën për “bllokimin” e fazës tjetër të procesit përkatës, i cili përfshin një raport që përshkruan të gjitha standardet për atë që tashmë ose duhet të ishte përmbushur nga Tirana (raporti i përhershëm i anëtarësimit), si dhe thirrja e një konference ndërqeveritare përkatëse.

Greqia është zotuar të bllokojë aspiratat e Tiranës për në BE për sa kohë nuk zgjidhet çështja e kryebashkiakut të zgjedhur etnik grek Fredi Beleri, i burgosur që prej muajit maj, në Shqipëri, duke theksuar se të drejtat e tij të njeriut po shkelen. Në përgjigje të akuzave që synojnë Greqinë për ta bërë çështjen dypalëshe, ministri i shtetit Stavros Papastavrou theksoi se qëndrimi i Athinës ka të bëjë me mbrojtjen e parimeve evropiane.

“Çështja Beleri është thellësisht evropiane, nuk është dypalëshe. Ka të bëjë me respektimin e shtetit të së drejtës,” tha Papastavrou.

Ndërkohë qeveria shqiptare është deklararuar e prerë se cështja Beleri është në dorë të drejtësisë dhe nuk do të ndërhyjë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *