‘Në Shqipëri ka shpërthyer lufta për shezlonget’/ Mediat e huaja dhe agjencitë e inteligjencës raportojnë për situatën kritike. A rrezikohet sezoni?  

Qeveria socialiste u zotua që këtë vit ta kthente vendin në një “fuqi rajonale” turizmi, por duket se e ka pasur vetëm një dëshirë, pasi asnjë strategji të qartë nuk ka pasur për këtë.

Fakti që mbarë vendin e ka përfshirë një valë dhune dhe kaosi me vrasje, krime dhe aksidente, po tregon se nëse nisesh për të bërë pushime në Shqipëri duhet të mendohesh dy herë.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi mund të pretendojë se vrasjet janë diçka e zakonshme dhe se ai nuk ndjen asnjë përgjegjësi morale, por ngjarjet e ditëve të fundit po bëjnë xhiron e botës.

Janë qindra media të huaja që po raportojnë për atë që po ndodh në Shqipëri.

“Në vend ka shpërthyer lufta e shezlongeve”,- raporton Agjencia Gjermane e Inteligjencës “BNE” të cilës i është referuar gazeta “BILD”.

Gazeta më e madhe në Europë, “BILD” referuar këtij raporti të inteligjencës, shkruan se, dy klane familjare u përplasën me armë në Velipojë, duke shkaktuar katër viktima.

“Sherri nisi për shkak të çadrave dhe shezlongeve. Pas një diskutimi të shkurtër, kërcitën krejt papritur armët ndaj njëri-tjetrit”,- shkruan gazeta.

Kjo gazetë thekson se, turistët që ndodheshin në zonë janë terrorizuar dhe po braktisin plazhin.

“BILD” citon edhe presidentin Ilir Meta, që thotë se nuk duhet toleruar një “Wild West” në vend.

https://www.bild.de/news/ausland/news-ausland/urlaub-schiesserei-am-strand-von-albanien-wegen-sonnenliegen-vier-maenner-tot-76907394.bild.html

https://www.bild.de/news/ausland/news-ausland/urlaub-schiesserei-am-strand-von-albanien-wegen-sonnenliegen-vier-maenner-tot-76907394.bild.html
/Burimi: BILD/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *