Ju deshën vetëm dy ditë që bashkëshorti i Rita Orës, Taika Waititi, të mësonte vallen shqip!

Rita Ora mbërriti dy ditë më parë në Kosovë, teksa zgjodhi këtë vit që datëlindjen e saj ta kalonte në atdhe me një pjesë të familjes dhe sigurisht, me bashkëshortin, Taika Waititi. Përvec kësaj, këngëtarja shqiptare kaloi edhe festën e Pavarësisë në shtetin e saj, duke marrë edhe vlerësime të ndryshme, gjithandej e shoqëruar nga gjysma e saj, me regjizorin e njohur që duket se ka nisur që të “përfqafojë” traditat shqiptare.

Kjo u vu re më së miri edhe nga një video e fundit e shpërndarë në rrjetet sociale nga një festë ku cifti kanë qenë të pranishëmm dhe duken duke kërcyer edhe një këngë shqiptare.

Nuk është e qartë nëse është festa e datëlindjes së artistes, megjithatë ajo duket kërcyer dhe ka marrë në “valle” edhe Taika-n, i cili duket se po e shijon, si cdo gjë tjetër shqiptare këto ditë.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *