Pak minuta përpara se armëpushimi i përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit të përfundonte në orën 7 të mëngjesit me kohën lokale të enjten (12:00 ET), ushtria izraelite konfirmoi se marrëveshja do të vazhdonte edhe për një ditë tjetër ndërsa negociatat për lirimin e pengjeve të tjera vazhdojnë.
Hamasi dhe Katari konfirmuan gjithashtu zgjatjen e armëpushimit. Deri në afatin përfundimtar, negociatorët në Katar, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken po diskutonin detajet e një zgjatjeje të mundshme, citon CNN. Pak para skadimit të armëpushimit, Hamasi tha se negociatat ishin në një ngërç, duke pretenduar se Izraeli refuzoi ofertën për të zgjatur armëpushimin në këmbim të marrjes së shtatë grave dhe fëmijëve të ndaluar dhe trupave të tre grave ose fëmijëve të vdekur për të cilët Hamasi pretendon se janë vrarë nga bombardimet izraelite.
Armëpushimi ka rezultuar në kthimin e 70 izraelitëve dhe shtetasve të dyfishtë, kryesisht gra dhe fëmijë. Qindra kamionë me ndihma u rreshtuan për të kaluar në Gaza nga Egjipti por niveli i ndihmës dhe karburantit që hyn në Gaza mbetet i pamjaftueshëm, edhe me armëpushimin midis Izraelit dhe Hamasit.