Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell bëri me dije emrat e disa ambasadorëve të rinj të unionit, që do të caktohen në vendet vakante në misionet diplomatike të unionit mes të cilëve dhe Shqipëria. Kështu, Silvio Gonzato është emërimi i përfaqësuesit të lartë të BE për të drejtuar misionin në Tiranë.
Gonzato ka shërbyer më herët si zv/ambasador i BE në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Detyrat e tij të mëparshme kanë qenë në EEAS si drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin publik dhe diplomacinë publike.
Misioni i Gonzato në Tiranë pritet të nisë formalisht më 1 dhjetor 2023.