Kiara Tito ditën e djeshme na prezantoi me ndryshimin që ajo kishte bërë në pamjen e saj. Ajo dje ka postuar një foto me ndjekësit ku duket që i ka prerë dhe i ka ërrësuar flokët. Menjëherë pas këtij ndryshimi, Kiara ka marrë shumë mesazhe që e kritikojnë për këtë veprim pasi sipas tyre nuk duhet t’i presësh flokët gjatë shtatzënisë.
“Nuk bën t’i presësh flokët kur je shtatzënë.”
“Bën t’i presësh thjesht s’të ecën floku tamam, nuk rritet sepse e kam provuar vetë, pastaj ti si të duash.”
Kiara e ka një përgjigje edhe për këtë pasi ajo nuk beson në gojëdhënat që gjatë shtatzënisë të mos priten flokët.
“Po shoh shumë mesazhe të tilla. Kush e thotë këtë? Të presësh flokët në shtatzëni nuk është e ndaluar! T’i presësh ose jo është zgjedhje. Nëse e keni fjalën për gojëdhëna, nuk besoj në gjërat të tilla dhe nuk jam supersticioze. Faleminderit!”