Gjykata e Apelit Penal në Greqi ka dhënë dënimin me 16 vjet e gjashtë muaj burg për shqiptarin që përplasi me makinë 21-vjeçaren greke një vit më parë.
Gjykata shpalli njëzëri fajtor 27-vjeçarin me origjinë shqiptare për drejtim të rrezikshëm të mjetit me pasojë vdekjen, largimi nga vendi i aksidentit dhe drejtimi i mjetit pa patentë, dhe nuk i ka konstatuar faktorë lehtësues. Më herët gjykata hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes për ndryshimin e akuzës në vrasje.
Ankimi i të pandehurit është vendosur që të mos ketë efekt pezullues në ekzekutimin e dënimit dhe kështu ai kthehet në burg.