Ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, pas përfundimit të seancës gjyqësore për Gërdecin, tha dje se e kishin hetuar në Evropë dhe SHBA, por nuk i kanë gjetur asnjë element korrupsioni rreth tij.Ndërkaq, në maj të vitit 2022, ish deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj, teksa deklaroi largimin nga politika, u shpres se ‘nuk ka si gjumi mbas punëve të ngritura me pastërti‘.
Pas përbetimeve të Fatmir Mediut dhe Astrit Veliajt për ndershmëri, pastërti dhe punë me djersë, ka dyshime të forta se mumd të fshihet një nga historitë më epike të korrupsionit dhe pastrimit të parave, miksimit të politikës me biznesmenë të dyshimtë, fshehjes së pasurive të politikanë të korruptuar përmes biznesmenëve, kartelit të interesave, kamuflimit dhe zhvatjes. Dosjet e para të korrupsionit të SPAK po tregojnë se funksionarë dhe ish funkasionarë publikë, politikanë dhe famijarët e tyre kanë fshehur interesat, aksionet dhe pasuritë në emër të disa biznesmenëve të besuar, të cilëve u kanë dhënë para dhe pasuri publike kushin ishin në poste drejtuese (ministra apo drejtorë), ose favore të ndryshme si leje, licenca, fshirje taksash etj.
Në vitin 2005, politika e Tiranës u trondit nga një raport konfidencial të OSBE, që rrodhi në media. Në raport, Astrit Veliaj vizatohej si një mbulesë e pasurive të paligjshme të Fatmir Mediut dhe Argita Berishës. Në raport ngrihen dyshime të forta mbi burimin e pasurisë së Astrit Veliajt me vlerë rreth 50 milionë euro. Nga një ish mekanik, Veliaj ngriti një pasuri marramendëse.
“Pasuria e Veliajt vlerësohet në rreth 50 milionë euro. Deklarimi i pasurisë në 2012: 36 pasuri të patundshme të blera mes 2003 dhe 2013 (me vlerë të pazbuluar) dhe 26 apartamente me vlerë rreth 3.9 milionë euro; 1 332 metër katrorë tokë në Tiranë me vlerë rreth 1.8 milionë euro: 747 metër katrorë tokë dhe një ndërtesë 1 264 metër katrorë në Tiranë (dhuratë nga një person i panjohur, vlera e përcaktuar), borxhe të dhëna shtatë personave (4.4 milionë dollar). Edhe pse ka qenë mekanik përpara vitit 1990, ai u bë një biznesmen i suksesshëm në tregti dhe shërbime (1990¬1995) dhe ndërtues (1995-2000). Nga viti 200 ai ka qenë president i Universitetit UFO dhe Klinikës Dentare UFO. Thuhet se Argita Berisha e Fatmir Mediu (kryetari i PR) kanë aksione në bizneset e Veliajt“, thuhet në raport.
Dhe në fakt, pasuria e deklaruar e Astrit Veliajt mbart plot dyshime, pika të errëta dhe paradokse, të cilat mund të përbëjnë indicie të mjaftueshme për SPAK-un për të nisur një hetim. Pasurinë me vlerë miliona euro Astrit Veliaj e justifikon me kursime familjare, paga, shitja e pasurive të paluajtshme dhe me të ardhura nga biznesi.
Këtu ngrihet një pikëpyetje e madhe pasi nuk dihet përqindjen që zë secili komponent justifikues i pasurisë, nga kanë ardhur pasuritë që ka shitur, nëse ka ndarë divident për blerjen e pasurive, me çfarë parash i ndërtoi univesitetet private etj. Sot po sjellim një pjesë të pasurisë së deklaruar nga Astrit Veliaj, i cili iku nga politika sapo SPAK nisi të hapë dosjet e korrupsionit të politikanëve.
Pasuria e Astrit Veliajt
-I kanë dhuruar 1264 m2 ndërtesë, truall 709 m2 plus truall 38 m2.
-I kanë dhuruar 4/60 pjesë të 445 000 m2 tokë në Terpan, Berat, 170 hektarë tokë nga e cila 130 hektarë pyll.
-Truall dhe godinë 500 m2, 475 mijë euro.
-Truall, 550 milionë lekë.
-Truall 409 m2 në Tiranë, 400 mijë euro.
-Truall 75 m2 në Tiranë, 100 mijë.
-Trualli 70 m2 në Tiranë, 100 mijë euro.
-Apartament 220 m2 në Durrës, 250 mijë euro.
-Apartament 49.2 m2 me shkëmbim.
-Aapartament 49.2 m2 me shkëmbim.
-Apartament 69.5 m2 në Tiranë 120 mijë dollarë.
-Apartament 85.5 m2 në Tiranë, 1 900 000 lekë.
-Apartament 71.5 m2 në Tiranë, 2 000 000 lekë.
-Apartament 100.5 m2 në Tiranë, 130 mijë euro.
-Apartamenti 85.5 m2 në Tiranë, 85 mijë dollarë.
-Truall 180 m2 dhe ndërtese 106 m2 në
-Tiranë, 2 000 000 lekë.
-Apartament 120.3 m2 në Tiranë përfituarsi pronar toke dhe investitor.
-Apartamenti 72 m2 në Tiranë përfituar si pronar toke dhe investitor.
-Apartamenti 129 m2 në Tiranë përfituar si pronar toke dhe investitor.
-Bodrum 90 m2 në Tiranë përfituar si pronar toke dhe investitor.
-Truall 120 m2 në Tiranë.
-Apartament 88 m2 në Tiranë, 3 000 000 lekë.
-Apartament 36.3 m2 në Tiranë, 5 082 000 lekë.
-Apartament 87 m2 në Tiranë, 12 180 000 lekë.
-Apartament 87 m2 në Tiranë, 12 180 000 lekë.
-Apartamenti 87 m2 në Tiranë, 12 180 000 lekë.
-Apartamenti 148 m2 në Tiranë, 222 mijë euro.
-Apartament 151 m2 në Tiranë, 80 mijë euro.
-Apartamenti 147 m2 në Tiranë, 195 mijë euro.
-Apartament 91.7 m2 në Tiranë, 137 mijë euro.
-Apartament 190 m2 në Tiranë, 64 mijë dollarë.
-Apartament 212.5 m2 në Tiranë, 318 mijë euro.
-Apartament 147 m2 në Tiranë, 91 mijë euro.
-Apartament 190 m2 në Tiranë, 228 mijë euro.
-Apartament 147 m2 në Tiranë, 176 mijë euro.
Apartament 76.5 m2 në Tiranë, 80 mijë euro.
-Apartamenti 71.5 m2 në Tiranë, me këmbim.
-Truall 33 m2 dhe një ndërtesë 22,5 m2 në Fier, 33 mijë euro.
-Apartamenti 141 m2 në Fier, 44 mijë euro.
-Apartamenti 49 m2 në Fier, 33 mijë euro.
Apartament 50.7 m2 në Fier, 17 745 euro.
-Kondominium në Boston, 355 mijë dollarë.
Tualli 42 m2 në Tiranë, 100 mijë euro.
Apartament 100.8 m2 me verandë 44 m2 dhe një apartamenti me sip. 40.2 m2 në Tiranë, përfituar me shkëmbim.
-Pronar me 8.7 % i një ndërtesē trekatëshe 1372 m2 në Tiranë, 758 mijë euro
-Pronar i kompanisë ‘UFO’ krijuar në 1994 me kapital 200 mijë lekë.
Pronar i kompanisë ‘UFO Security’ krijuar në 2007 me kapital 4 000 000 lekë.
-Ka blerë 64 % të aksioneve të kompanisë “Stamles” për 1.7 milionë euro.
-Makinë Range Rover 88 mijë euro.
-Makinë Chrysler Vogue’ 24 mijë euro.
Makinë Kia JCC Sorento 500 000 lekë.