Berisha flet për qeveri teknike: Në betejë del fitimtar një luan i zgjuar, jo një grusht çakejsh që ia mbathin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se opozita do e fitojë betejën e saj duke çuar vendin në qeveri teknike.

Sali Berisha: “Kush del fitimtar një betejë një luan i zgjuar apo një grusht çakejsh apo hienash që presin t’ia mbathin sa më parë.

Do të fitojmë sepse jemi në misionin e shpëtimit të Shqipërisë, do bashkohemi në frontin më të gjerë me çdo shqiptar. Kurrë s’kam parë dëshirë më të zjarrtë për rrotacion se sa sot, këtë do e bëjmë me mosbindje civile, me aksion opozitar. Mosbindja e civile është tmerri i diktatorëve. Ne do të bëhemi shembull për Evropën. Pasi të fitojmë betejën do të rikthejmë votën e lirë shqiptarëve.

Rikthimi i votës së lirisë ka si kusht përmbysjen e diktaturës së bandave, krijimin e një qeverie teknike për organizimin e zgjedhjeve të lira për shqiptarët.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *