“Pse më shikoni vetëm mua me lupë?”, Fifi shpërthen ndaj jurisë

Fifi dhe Graciano mbrëmjen e djeshme në “DWTS”, performuan një paso-doble. Pritshmëritë e saj për një vlerësim maksimal nga juria, ishin të larta pasi ajo u shpeh që ka punuar shumë. Lori e komentoi atë se energjinë e kërcimit e ndjeu vetëm në fund të performancës dhe jo që prej nisjes.

Valbona u shpreh që Fifi ka shumë pak gjëra për të rregulluar dhe pjesën tjetër e ka shkëlqyeshëm. Olta thotë që Fifi ia mori të gjithë vëmendjen. Por në vlerësimet e jurisë të gjithë votuan me 9 pikë, Graciano kërkon një arsye se pse jo 10, por atij i ndërpritet fjala. Fifi kërkon të dijë se pse vetëm asaj i shikohen me lupë gabimet që ajo bën.

A mund ta di se përse vetëm mua këtu më shikohet me lupë çdo jap dhe lëvizje që unë bëj? Ndërsa për të tjerët jo,- pyeti Fifi.

Të gjithë konkurrentët mendojnë të njëjtën gjë për veten e tyre, sikur shikojmë vetëm një. Ne duam tu themi edhe detajet më të vogla që të përmirësoheni,- tha Olta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *