Argita Malltezi, e cila ka mbajtur ditën e sotme fjalim e parë publik në Kuvendin Kombëtar, është shprehur se gjithmonë ka qenë pjesë aktive e PD-së. Por ka theksuar se nuk ka ambicie për më shumë, duke shtuar se thelbimi i fjalës së saj ishte që të gjithë të reagojnë.
“Gjithmonë kamë qenë pjesë aktive e PD, por nuk kam ambicie për më shumë, është çështja të kesh ambicie, por të bësh atë që duhet të bësh, thelbi i fjalës sime është që të gjithë duhet të reagojnë.
E keqja të vjen butësisht, kur ti mendon se diçka është banale për ditën tëndë. E keqja bëhet imponuese kur ti e ke neglizhuar”, tha Argita Malltezi. Edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët nëse vajza e saj do të bëhet pjesë e politikës, theksoi se gjatë fjalimit, Argita Malltezi thjesht shprehu si aktiviste e PD-së, mendimet e veta.
“Argita Malltezi mbajti një fjalim si shumë të tjerë aty. Argita Malltezi është një aktiviste e PD-së, që në ditët më të para të themelimit të saj, ka qenë studente.
Në këtë kontekst, ajo nuk është ndarë kurrë nga PD. Ky është fjalimi i parë publik i saj në kuvendet e partisë, por kjo nuk do të thotë asgjë më shumë sesa një fjalim në të cilin shprehu si aktiviste e PD-së, mendimet e veta”, tha Berisha
Per hir te se vertetes fjala qe u perserit me shume ne fjalimin e pare te vajzes se Berishes ne Kuvendin kKombetar te Rithemelimit, ka qene “trashegimia”. Duke lene per te dyshuar se po behet gradualisht kalimi i drejtimit te grupit te shkeputur nga PD brenda familjes.