Beleri kërkon leje për t’u betuar, ambasadorja greke mbërrin në GJKKO!

GJKKO do të shqyrtojë kërkësën e Fredi Belerit për të marrë leje të posaçme për betimin e tij si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës në zgjedhjet e 14 majit.

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi ka mbërritur në GJKKO për të marrë pjesë një seancë.

Fredi Beleri është arrestuar 2 ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, i akuzuar për blerje votash.

Edhe pse në qeli, ai arriti të fitojë zgjedhjet përballë rivalit të PS, Jorgo Goro. Por pavarërisht kërkesave të tij në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, nuk është lejuar të betohet si kryebashkiak i Himarës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *