Që në nisje te seancës plenare, deputetët e Rithemelimit kanë ndezur tymuese.
Ata kanë shkuar herët në Kuvend dhe kanë mbledhur karriget prig në foltore dhe ndezën një tymuese në seancën që sot duhej të diskutoheshin problemet e qytetarëve pas javës së gjelbër.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin Flamur Noka, pasi nxorri tymuese para foltores së Kuvendit, në përpjekje për të ndërprerë seancën plenare.
Ndonëse situata në Kuvend nuk i ngjan atyre seancave të zakonshme, socialistët kanë vijuar me rendin e ditës, ku kanë vijuar me fjalimet e tyre, ndonëse duke hasur me protestën e opozitës.