Bardhi: Aksioni vazhdon, PS përdori dhunë përmes Gardës!

Deputeti Gazment Bardhi ka deklaruar se tensionet në Kuvend do të vazhdojnë pasi qeveria po i mohon të drejtat opozitës në Kuvend.

Bardhi shprehet se qeveria ka dhënë urdhër të rrethuar deputetët dhe se Parlamenti nuk i lejoi opozitarët për të ushtruar të drejtat.

“Opozitës i mohohet e drejta për të kontrolluar qeverinë, ne kemi për detyrë që të kontrollojmë qeverinë mbi zbatimin e kontratave në fushën e shëndetësisë, vjedhjen e të dhënave në sistemin TIM-s miliona euro që shpërdorohen. Kjo e drejtë na mohohet prej dy muajsh. Dhe ky aksion ishte për të mos lejuar edhe deputetët e mazhorancës që të mos vijojnë punën e tyre. Edhe sot në mëngjes jemi përballur me një rrethim. Ne një vend anëtar i NATO-s prej kohësh e ka kthyer në standard që t’i rrethojë deputetët e opozitës me forca sigurie. Kjo sallë është kthyer në një sallë që ruhet nga forca të sigurisë të cilët me një urdhër të paligjshëm pengojnë deputetët e opozitës të kryejnë detyrën për të cilën i kanë votuar qytetarët e Shqipërisë.

Nuk kemi ndërmend të tërhiqemi dhe jemi të vendosur për të vazhduar. Për mazhorancën ka qenë apeli im që në vend të forcës të fusë në punë arsyen dhe logjikën”, tha Bardhi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *